Ronela Hajati: Une jam lezbike?



Këngëtarja e hitit “Nelës”, Ronela Hajati, ka qenë shumë e indinjuar nga një bisedë që është zhvilluar ‘online’ me një nga miqtë në profilin e saj të Facebook-ut që e ka pyetur nëse ato që thuhen janë të vërteta. “Me ato që thuhen”, ky person nënkupton që Ronela është lesbike

Ndoshta këto spekulime kanë dalë në dritë për shkak se deri tani këngëtarja seksi nuk ka deklaruar ndonjë lidhje dashurore, të paktën me ndonjë mashkull të showbiz-it. U tha se mes saj dhe Visarit të grupit “Skillz” po lulëzon një romancë, por që të dy e hodhën poshtë me të madhe këtë lajm. “Ah mor xhan, të jem unë lesbike, imagjino ç’duhet të jesh ti”, – u është përgjigjur ajo akuzave të drejtpërdrejta, duke dashur ta prekë edhe personin që e pyeti, një mashkull, në pikën më të dobët!