Një pronar kinez i një Maserati të shtrenjtë që vlen 420.000 dollarë e ka shkatërruar automjetin si shenjë proteste për shërbimet e dobëta të servisit zyrtar të kompanisë italiane.
Pasaniku i quajtur Weng ka angazhuar një grup njerëzish që t’ia shkatërrojnë makinën në hapjen e panairit të automjeteve në qytetin Qingdao të provincës kineze Shandong. Maseratit i janë thyer xhamat dhe gjithcka munden te thyenin, ndërsa servisi i kompanisë prodhuese është akuzuar për sjellje jo të mirë ndaj klientëve.
Wang e kishte blerë makin në vitin 2011, ndërsa pas disa problemeve që ka pasur e ka dërguar ta rregullojë në servisin e kompanisë ku e kishte blerë atë. Ata e kanë detyruar t’i paguajë pjesët e përdorura sikur të ishin të reja. Po ashtu, më vonë punëtorët e servisit nuk kanë mundur ta rregullojnë problemin me dyert, pos kësaj ia kishin gërvishtur Maseratin gjatë rregullimit.
